AKTUALITET /

EMRI/ Tentoi të kalonte murin e një banese, 45 vjeçarit në Korçë i ngec bluza në kangjella dhe mb*tet aksidentalisht

Dyshohet se viktima ka qenë në gjendje të dehur.

Shkruar nga Versus
EMRI/ Tentoi të kalonte murin e një banese, 45 vjeçarit në
Pamje nga vendngjarja

Korçë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Plasë të Maliqit ku 45 vjeçari, Eduard Çarçani, është gjetur i vdekur në rrethana ende të paqarta.

Informacionet paraprake nga vendngjarja bëjnë me dije se trupi i viktimës është gjetur i varur në kangjellat e murit rrethues të një banese. Dyshohet se ai ka tentuar të hyjë brenda oborrit të shtëpisë duke kaluar nga muri, por gjatë kësaj përpjekje bluza i ka ngecur në kangjellat metalike çfarë ka sjellë edhe mbytjen aksidentale.

45-vjeçari dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur në momentin e incidentit, gjë që mund të ketë ndikuar në humbjen e ekuilibrit dhe përfundimin tragjik të ngjarjes. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Versus.al

Poll