AKTUALITET /

'Endesha në rrugë. Sa herë shihja një patrullë, fshihesha', zbardhet dëshmia e Pandeli Nakolecit pas arrestimit

I akuzuari me profesion ndërtues sipas thenewspaper.gr i ka dhënë policisë një përshkrim të detajuar të veprimeve të tij, vetëm pak orë pas arrestimit.

Shkruar nga Versus
'Endesha në rrugë. Sa herë shihja një patrullë,
Mariola dhe Pandeli Nakoleci

Mediat greke kanë publikuar deklaratën e Pandeli Nakolecit dhënë para togave të zeza pas arrestimit të tij.

I akuzuari me profesion ndërtues sipas thenewspaper.gr i ka dhënë policisë një përshkrim të detajuar të veprimeve të tij, vetëm pak orë pas arrestimit.

«Ajo bërtiste duke më thënë se më kishte tradhtuar dhe se do të vazhdonte ta bënte. Atëherë u përhumb dhe fillova ta ndjek. Pas vrasjes, endesha nëpër rrugë. Sa herë shihja një patrullë, fshihesha. Natën e kalova në një parking të vjetër, pa ushqim, vetëm me pak ujë që gjeta në një shishe.»

Xhelozi patologjike

Burime policore thonë se 40-vjeçari ishte xheloz patologjik për gruan e tij, Mariola Nakoleci. Fëmijët e çiftit, të cilët ishin dëshmitarë të grindjes, dëshmuan se babai i tyre shpesh e akuzonte nënën e tyre, por nuk është konfirmuar nëse ajo i kishte thënë ndonjëherë se po e tradhtonte. Sa i përket sjelljes së tij, ata thanë se e kishin parë vetëm një herë ta qëllonte me shuplakë në të kaluarën.

Oficerët e policisë që e panë pas arrestimit e përshkruan atë si një njeri "mizor dhe të pamëshirshëm", ndërsa nuk gjetën shenja të çrregullimit psikologjik.

Arma vdekjeprurëse dhe fshehja

Autori i krimit përdori një enë gatimi me teh të mprehtë, të ngjashme me thikë, për krimin. Një plagë e thellë u identifikua në qafë dhe një tjetër në brinjë. 

Menjëherë pas vrasjes, rrobat e tij ishin të mbuluara me gjak. Për të mbuluar gjurmët, ai shkoi në një kosh riciklimi, ku i hodhi rrobat e përgjakura dhe veshi të tjera që gjeti atje, duke u përpjekur të mashtronte autoritetet.

Rasti ka tronditur komunitetin vendas, ndërsa sot i akuzuari ka dalë para gjykatës ku pritet dhe akuzat që rëndojnë mbi 40 vjeçarin./Versus.al

Poll