Mediat greke kanë publikuar momentij kur Pandeli Nakoleci, 40-vjeçari që vrau me thikë bashkëshorten e tij 36-vjeçare ka mbërritur në gjykatë.
Në momentin që mbërriti, gazetarët e kanë pyetur "Pse e bëre?" dhe nëse pendohej, por ai qëndroi i heshtur dhe me kokën ulur.
Prokurori ka ngritur një padi penale kundër tij 'për vrasje me dashje' dhe 'dhunë në familje.'
Brenda gjykatës, sipas mediave helene ai takoi vajzën e tij 18-vjeçare, së cilës thuhet se i tha: "Isha i hutuar, nuk doja ta bëja".
Gjithashtu zyra e prokurorit ka urdhëruar një hetim social për fëmijët e mitur të çiftit se ku duhet të dërgohen.
Deri më tani, ata po qëndrojnë me të afërmit e nënës. Sa i përket 40-vjeçarit, me urdhër të prokurorisë, do të hetohet shtrimi i tij që ai pati qershorin e kaluar në një spital psikiatrik dhe kushtet në të cilat u lirua.
Pas vrasjes së 36-vjeçares, autori u fsheh për më shumë se 24 orë, duke tentuar të shmangte arrestimin.
Megjithatë, ai u gjet i fshehur në një parcelë me shkurre rreth 200 metra larg shtëpisë së tij, në një ish-parking.
Dëshmitarë okularë dhe banorë të zonës thanë se gjatë arrestimit ai iu bërtiste policëve duke deklaruar se e vrau gruan sepse e tradhtonte. “Mirë ia bëra. Këtë e meritonte. Nuk pendohem për asgjë”, mendohet të kenë qenë fjalët e para të 40-vjeçarit vrasës./Versus.al







