
Deputeti socialist Erion Braçe ka vijuar denoncimet e tij për situatën e parkimeve në kryeqytet, duke vënë këtë herë në shënjestër kompleksin “Delijorgji” në Tiranë.
Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Braçe akuzon biznesmenin Mihal Delijorgji, të cilin e cilëson si “mjeshtër i parasë”, se ka organizuar infrastrukturën rrugore brenda kompleksit në mënyrë që të mos lejojë ndalimin e automjeteve, as për disa minuta.
Sipas tij, rrugët janë ndërtuar në formë të tillë që qytetarët të detyrohen të përdorin parkimin nëntokësor, ku edhe një qëndrim shumë i shkurtër kushton rreth 3 mijë lekë të vjetra.
Braçe shprehet se kjo situatë ka detyruar banorët dhe vizitorët të parkojnë në zona të tjera të qytetit, duke krijuar ngarkesë në lagjet përreth.
“NJË MINUT KUSHTON 3 EURO… Mjeshtri i parasë i ka bërë kështu për të mos lejuar asnjë minutë parkim anës rrugës”, shkruan Braçe, duke theksuar se edhe furnizimet e bizneseve në kompleks kryhen me vështirësi për shkak të kësaj skeme.
Ai ngre gjithashtu pyetje mbi ligjshmërinë e organizimit të hapësirave rrugore brenda kompleksit, duke kërkuar një reagim nga institucionet përkatëse.
“Eshtë në përputhje me Kodin Rrugor kjo rrugë?”, përfundon reagimin e tij deputeti.
Postimi i plotë i Braçes
NJE MINUT KUSHTON 3 EURO;
KY ESHTE KOMPLEKSI QE TREGOHET SI ME I MIRI NE TIRANE! NE FAKT ESHTE MBASE ME I SHTRENJTI,
PER GJITHCKA!
Tamam kjo me solli ketu;
Shihini pak rruget publike ketu. Nuk i ka bere Bashkia, i ka bere ndertuesi i pallateve.
MJESHTRI I PARASE i ka bere keshtu per te mos lejuar asnje minute parkim anes rruges, as per te marre nje porosi nga familjari larte ne shtepi, as per te blere nje tigan ne dyqanet e tij, as per te marre nje kafe apo kos ne dore etj;
Por edhe per furnizimet e dyqane eshte po keshtu-shiheni videon.
MJESHTRI I PARASE ka bere parkime nentokesore ku edhe per nje minut do paguash 3 EURO!
Afermendsh, qofte edhe se eshte e padrejte, ti nuk parkon ketu-familjar, bleres, punetor qofsh, kalon LANEN dhe vjen e PARKON ne IRFAN TOMINI; ndaj lagjia ime eshte kthyer ne nje parkim gjigand makinash;
JANE MAKINAT E DELIJORGJIT, KETYRE RRUGEVE TE TIJ, SHTRENJTESISE PER GJITHCKA, PERFSHIRE PARKIMET!
TANI KAM NJE PYETJE PER SHENJTIN E HAPESIRES PUBLIKE NE KETE QYTET:
ESHTE NE PERPUTHJE ME KODIN RRUGOR KJO RRUGE KETU DHE KESHTU?!
Jo per gje por lagjia perballe eshte ndryshe ne rruget e saj!
Po pres nje pergjigje me sheqer qe ti bejme LIKE dhe une dhe afrimi!/Versus.al

