
Një situatë problematike është raportuar sot në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndërprerja e energjisë elektrike ka sjellë pezullimin e ndërhyrjeve kirurgjikale.
Sipas burimeve, mungesa e një gjeneratori funksional ka lënë sallat e operacionit pa furnizim me energji, duke bërë që mjekët të refuzojnë kryerjen e ndërhyrjeve për të shmangur rrezikun për jetën e pacientëve.
Për pasojë, dhjetëra operacione janë shtyrë pa afat, ndërsa pacientët mbeten në pritje të një zgjidhjeje për rifillimin e normalitetit në shërbimin spitalor./Versus.al

