Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar se deri më tani janë regjistruar në total 44 kallëzime penale në fushën e krimeve zgjedhore.
Mësohet se nga këto kallëzime, 19 janë bërë nga policia gjyqësore, 9 nga SPAK, 6 nga parti politike dhe 2 raste të tjera nga qytetarët. Mes tyre 8 kallëzime janë nisur nga vetë prokuroria.
“Nga raportimet e bëra në Prokurorinë e Përgjithshme rezulton se kallëzimet e mësipërme janë regjistruar 5 në Prokurorinë Fier, 3 në Prokurorinë Sarandë, 2 në Prokurorinë Durrës, 7 në Prokurorinë Tiranë, 2 në Prokurorinë Gjirokastër, 3 në Prokurorinë Kukës, 3 në Prokurorinë Lezhë, 9 në Prokurorinë Dibër, 2 në Prokurorinë Vlorë, 1 në Prokurorinë Korçë, 2 në Prokurorinë Shkodër dhe 5 në Prokurorinë Elbasan”- thuhet në njoftim.
Dje Prokuroria e Posaçme (SPAK) bëri me dije se deri më tani ka pranuar 115 materiale kallëzuese, të dorëzuara nga partië politike, policia dhe vetë qytetarët. Mes kallëzimeve të bëra janë regjistruar 35 procedime penale të nisura nga SPAK. Prokurori i Posaçem, Ols Dado i shoqëruar nga agjentë të BKH zbarkoi dje në Elbasan për të kryer hetime mbi përpjekje të ndryshme për ndikimin kriminal në zgjedhje. Versus.al








