AKTUALITET /

Para të pista dhe krim i organizuar në zgjedhje? SPAK dhe BKH zbarkojnë në Elbasan, drejtohen nga Ols Dado

Me mjete të avancuara, SPAK dhe BKH po monitorojnë qarkullimin e parave të pista në Elbasan në prag të zgjedhjeve.

Shkruar nga Versus

Para të pista dhe krim i organizuar në zgjedhje? SPAK dhe BKH

Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë zbarkuar sot në Elbasan ku po zhvillojnë takime në prokurorinë e rrethit lidhur me monitorimin mbi përdorimin e parave të pista dhe krimit të organizuar në zgjedhjet e 11 majit.

Gjithashtu pjesë e monitorimit është edhe përdorimi i resurseve shtetërore dhe i administratës publike për zgjedhjet parlamentare, gjë që është e ndaluar me ligj.

Vazhdimisht opozita ka bërë denoncime se në Elbasan, i shumëkërkuari Suel Çela po ushtron presion që qytetarët të votojnë për kandidaten e PS në listën e hapur, Sara Milen. Kreu i grupit të monitorimit për procesin zgjedhor në Elbasan, është prokurori i posaçëm Ols Dado.

Ndërsa më herët SPAK në një njoftim zyrtar, bëri me dije se deri tani janë dorëzuar 115 denoncime për krime zgjedhore. Për 35 prej tyre ka nisur procedimi penal, ndërkohë që mes tyre janë 8 raste të iniciuara nga vetë SPAK. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: