Pas përfundimit të zgjedhjeve dhe teksa numërimi vijon në pjesën më të madhe të vendit, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me krimet zgjedhore.
Në total bëhet me dije se janë administruar 156 materiale, prej të cilave është hapur hetim për 39 çështje. Ndërsa për 25 denoncime u vendos mosfillimi i hetimeve.
24 denoncime janë dërguar për kompetencë në prokuroritë e rretheve. 17 denoncime janë dërguar në policitë vendore për verifikim ndërsa një denoncim i është bashkangjitur një çështje ekzistuese.
Nga 39 çështjet që po hetohen, 33 prej tyre janë për korrupsion aktiv në zgjedhje, 4 për korrupsion pasiv, 1 për përdorimin e funksioneve publike në zgjedhje dhe një tjetër për shpërdorim detyre.
Në total 50 denoncime janë bërë në portalin e krijuar nga Prokuroria e Posaçme për denoncimin e krimeve zgjedhore. Ndërsa 5 sinjalizime u janë dërguar prokurorëve të SPAK në numrin e gjelbër. Versus.al







