Gjatë ditës së sotme zhvillohet etapa e dytë e eventit “Giro d’Italia 2025”. Gara do të përfshijë sot vetëm qytetin e Tiranës duke sjellë bllokimin e disa rrugëve me qëllim mbarëvajtjen e aktivitetit.
Duke nisur nga ora 10:00 deri në orën 18:00, ndalohet qarkullimi i makinave me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit, në gjithë itinerarin e etapës së dytë, në:
Sheshin “Skenderbej”;
Rrugën “Urani Pano”;
Rrugën “Dedë Gjo Luli”;
Rrugën “Ibrahim Rugova”;
Rrugën “Deshmorët e 4 Shkurtit”;
Bulevardin “Gjergj Fishta”;
Rrugën “Muhamet Gjollesha”;
Bulevardin “Bajram Curri”;
Rrugën “Ibrahim Rugova”;
Rrugën “Lek Dugagjini”;
Rrugën “Dervish Hima”;
Rrugën e Elbasanit- Rrethrrotullimi i Saukut;
Rrugën “Abdyl Frashëri”;
Bulevardin “Zogu I” deri te rruga “Fortuzi”;
Rruga pas Pallatit të Kulturës, me qëllim stacionimin e mjeteve në dispozicion të eventit.
Ndërkohë nga ora 08:00 deri në orën 11:00 do të jetë levizje kufizuar dhe nuk do të lejohen parkime në segmentet rrugore: “Zogu i Zi” dhe në itinerarin Rruga e Durresit, Rruga “Fortuzi”, Rruga “Dervish Hatixhe”, Rruga e Barrikadave, rruga pas Pallatit të Kulturës (vendi i akomodimit te ekipeve).
Dje u shkaktuan radhë kilometrike makinash të cilat qëndruan me orë të tëra të bllokuara si pasojë e mbylljes së disa rrugëve për këtë garë çiklistike me çiklistë nga e gjithë bota. Versus.al







