AKTUALITET /

Familjarët e tij u gjurmuan edhe në Dubai, kush është bossi shqiptar i kokainës që u kap në Tiranë?

Shkruar nga Versus
Familjarët e tij u gjurmuan edhe në Dubai, kush është bossi
Kol Bushpepa

Kol Bushpepa, shqiptari i arrestuar dy ditë më parë nga policia, ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane si ‘’bossi i trafikut të kokainës’’. Arrestimi i tij u bë i mundur falë gjurmimit të lëvizjes së familjarëve të cilët udhëtonin shpesh nga Shqipëria drejt Dubait.

Bushpepa kërkohej prej 4 vitesh dhe qëndronte i fshehur në Dubai. Ai kishte ftuar edhe familjarët së fundmi për të festuar Vitine  Ri, e më pas ishte kthyer fshehurazi në Shqipëri. Agjentët kishin ndjekur lëvizjet e bashkëshortes së tij, sipas medias italiane.

Në vitin 2022 ndaj tij ishte lëshuar urdhër kërkimi ndërkombëtar për trafik droge në Itali. Ndaj 43-vjeçarit ishte dhënë edhe një dënim në mungesë me 5 vjet, 3 muaj dhe 10 ditë burgim për trafik droge dhe organizatë kriminale.

Agjentët kishin pikasur udhëtimet e shpeshta të familjarëve dhe më pas të vetë Bushpepës, duke e lokalizuar në Tiranë.

Karriera kriminale e shqiptarit kishte nisur që prej vitit 2009, kur ishte vetëm 27 vjeç, po në Venecia, kur procedohet për herë të parë si pjesë e një organizate italo-shqiptare të drogës. Në atë kohë precedentët ishin të vegjël për shpërndarje, teksa edhe punonte në zonë. Versus.al

Poll