
Një ngjarje e rëndë e ndodhur brenda shkollës ’28 Nëntori’, Vlorë dy ditë më parë, 11 dhjetor po mbahet e fshehtë nga policia, pasi dy protagonistët e ngjarjes janë fëmijë, baballarët e të cilëve janë pjesë e uniformave blu.
Sipas një denoncimi të mbërritur tek faqja ‘Disidentët’ thuhet se dy nxënës të kësaj shkolle prindërit e të cilëve punojnë në polici pas një sherri kanë goditur me thikë bashkëmoshatarin e tyre.
Njëri prej tyre është futur tek dhoma e pastrimit ka marrë thikën dhe më pas ka qëlluar shokun e tij me thikë në dorë.
Një prej mësuesve e ka dërguar të lënduarin në spital ku dhe janë bërë tre të qepura.
Po sipas denoncimit ngjarja po mbahet e fshehtë për t’u mos u bërë mediatike për prishje imazhi.
Shkolla gjitashtu nuk ka as oficer sigurie dhe as policë.
Prindi i cili ka bërë dhe denoncimin shprehet se janë tejet të shqetësuar sepse nuk mund të luhet me jetë e fëmijëve.
‘Ata kanë merakun e imazhit , ne kemi merakun e fëmijëve’ mbyll denoncimin prindi i shqëtësuar./Versus.al

