Ministria e Mbrojtes ka publikuar ditën e sotme të dhënat më të fundit për sa i përket situatës së zjarreve në vend. Ajo bën me dije se brenda 24 orëve në të gjithë vendin janë raportuar 20 vatra zjarri, prej të cilave 13 janë shuar dhe 7 janë ende aktive.
Strukurat e pushtetit vendor të mbështetura nga Forcat e Armatosura po vijojnë operacionin në zonat e prekura, kryesisht në Shëngjin ku flakët vijojnë prej pasdites së djeshme duke shaktuar situatë tejet problematike.
Ndërkohë Agjencia Kombëtare për Mbrojtjen Civile do të vazhdojë punën duke angazhuar forcat kombëtare dhe ndërkombëtare, në bazë të rastit, në shërbim të shuarjes së flakëve.
Gjithashtu ju bëhet thirrje qytetarëve të raportojnë në kohë në rastet, kur identifikojnë vatra aktive të zjarrit, si dhe të bëjnë kujdes, pasi ligji pë rata që ndezin zjarr është i rreptë.
Njoftimi
Në 24 orët e fundit ka vijuar pa ndërprerje puna për shuarjen e zjarreve në disa zona të vendit. Janë shuar 13 vatra zjarri nga 20 të evidentuara në 24 orët e fundit, mes tyre edhe zjarri në fushën e mbetjeve në qytetin e Vlorës.
Por vijojnë të jenë aktive sot zjarret në: fshatin Zogaj, bashkia Tropojë, i cili është izoluar plotësisht në kufi me bashkinë Has dhe vijon aktive me intesitet të ulët në veri të lagjes Hajdarmataj. Strukurat e pushtetit vendor të mbështetura nga Forcat e Armatosura po vijojnë operacionin në atë zonë. Por punohet për shuarjen e vatrës në fshatin Hoten, bashkia Vau Dejës. Zjarri ka intensitet të ulët dhe nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.
Zjarri në fshatin Mal-Shëngjin, Bashkia Lezhë, i cili është aktiv prej disa ditësh, pasditen e djeshme u përhap menjëherë duke vënë në rrezik bizneset dhe zonat e banuara. Pas ndërhyrjes nga ajri është bërë e mundur shmangia e rrezikut për qytetarët.
Sot vijon operacioni nga toka dhe ajri.
Vijon të jetë aktiv zjarri në fshatin Zavalinë, bashkia Elbasan, ku janë angazhuar në aksion strukturat e pushtetit vendor të mbështetura nga Forcat e Armatosura.
Puna po vijon edhe në dy vatra të tjera, në kodrat e ligenit të Viroit, në Gjirokastër dhe fshatin Lozhan, bashkia Maliq.
Mirënjohje për të gjitha forcat operacionale të angazhuara në këto operacione për shuarjen e zjarreve, një pjesë e të cilave shkaktuar qëllimisht nga dora e njeriut. Ju bëjmë thirrje banorëve të bëjnë kujdes! Ligji është i qartë dhe i rreptë për ata që ndezin zjarre!/ Versus.al








