
Një çantë e dyshimtë e konstatuar mbrëmjen e kësaj të hëne në qendër të kryeqytetit ka shkaktuar alarm te banorët dhe autoritetet, pasi u pikas pas 15-katëshit.
Sipas burimeve për mediat, pas njoftimit nga qytetarët, forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe rrethuan zonën për të garantuar sigurinë. Në vijim ndërhyri njësia anti-eksploziv, e cila kreu kontrollin e objektit të dyshuar.
Pas verifikimeve rezultoi se brenda çantës ndodheshin vetëm vegla pune, duke përjashtuar çdo rrezik të mundshëm për qytetarët.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 02.03.2026, rreth orës 18:30, është njoftuar Salla operative se në rrugën “Bardhok Biba”, në trotuar, ndodhej një valixhe e dyshimtë.
Shërbimet e Policisë bënë rrethimin e vendit dhe njoftuan forcat xheniere. Pas verifikimeve dhe hapjes së valixhes, është konstatuar se brenda saj ndodheshin vegla ndërtimi.
Nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se valixhja ishte harruar nga disa punonjës ndërtimi.
/Versus.al


