AKTUALITET /

FOTO/ Akuza ndaj Metës, gazetari zbulon amerikanen e penduar që bashkëpunoi me SPAK: Dha informacione të dorës së parë

SPAK ka bashkuar tre procedime që lidhen me Metën, ndërsa theksoi se çështja e lobimit është veçanërisht e ndihmuar nga infomacione dhe prova te ardhura nga autoritetet amerikane.

Shkruar nga Versus

FOTO/ Akuza ndaj Metës, gazetari zbulon amerikanen e penduar që

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ofruar informacione të rëndësishme për hetimet që po zhvillohen ndaj ish-presidentit Ilir Meta.

Në një intervistë për Euroneës Albania, Hoxha tha se SPAK ka marrë të dhëna të dorës së parë nga SHBA, të cilat lidhen me dy çështje kryesore: atë të CEZ DIA-s dhe lobimin në SHBA.

FOTO/ Akuza ndaj Metës, gazetari zbulon amerikanen e penduar që

Sipas Hoxhës, SPAK ka bashkuar tre procedime që lidhen me Metën, ndërsa theksoi se çështja e lobimit është veçanërisht e ndihmuar nga infomacione dhe prova te ardhura nga autoritetet amerikane.

Ai shpjegoi se shuma e parave e deklaruar nga LSI në atë kohë për lobimin në SHBA, ishte rreth 27 mijë dollarë, ndërsa pagesa reale e deklaruar nga kompania e lobimit ka qenë më shumë se gjysmë milioni dollarë. Hetimi po përqendrohet në burimin dhe mënyrën se si kanë ardhur këto para.

Të treja procedimet janë bashkuar. Çështja e lobimit është shumë interesante, pasi sasia e parave që ka kaluar nga thesari i LSI-së në atë kohë, me paratë që janë deklaruar në departamentin e thesarit të SHBA, është fare minimale, është një shifër te 27 mijë dollarë, ndërkohë që pagesa që është bërë realisht dhe është deklaruar nga kompania e lobimit në SHBA është më shumë se gjysmë milioni dollarë. Duhet parë se si kanë ardhur këto para dhe burimi i tyre.

Këtë e ka hetuar SPAK dhe këtu e ka ndihmuar informacioni që ka marrë nga SHBA. Autoritetet amerikane kanë ndihmuar shumë hetimin e kësaj çështjeje duke servirur informacione të dorës së parë.

Edhe për çështjen e CEZ DIA-s ka informacione që janë dhënë nga SHBA, sepse bashkë me zotin Kastriot Ismailaj, në këtë kompani ka qenë bashkëpronare një qytetare amerikane, Rebecca Gaskin Gain.

FOTO/ Akuza ndaj Metës, gazetari zbulon amerikanen e penduar që
Rebecca Gaskin Gain

Ajo nuk është proceduar pasi ka bërë një marrëveshje me shtetin shqiptar dhe ajo ka rrëfyer se çfarë ka ndodhur me CEZ DIA-n dhe se si politikanë shqiptarë kishin ndërhyrë,” tha Hoxha.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: