
Një moment i veçantë u shënua gjatë marshimit të protestuesve në një nga rrugët e Tiranës, ku një i moshuar ka dalë në dritare duke i përshëndetur dhe duke valëvitur flamurin autokton.
Protesta shënon sot 37 ditë revoltë dhe mbështetja qytetare po vjen në rritje. Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe largimin nga politika të klasës së vjetër 36-vjeçare e cila sipas tyre nuk përmbushi ëndërrat e tyre për një Shqipëri evropiane./Versus.al

