
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës së 6 shtatorit në fshatin Llapashticë të Podujevës, ku janë raportuar të shtëna me armë zjarri dhe si pasojë e tyre ka mbetur i vrarë Arif Spahiu, rreth 43-vjeçar.
Ngjarjen e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Vrasja ka ndodhur në veturë, pasi një bisede që e ka pasë i dyshuari me viktimen.
Ende nuk dihet motivet, por dyshohet se kjo ka ardhur si rezultat i një mos marrveshje që ka ndodhur aty për aty në veturë.
Siç bën të ditur media online Sinjali, i dyshuari për krimin është Arber Havolli, rreth 32-vjeçar.







