AKTUALITET /

Goditje tjetër për Melonin, gjykata italiane kërkon lirimin e menjëhershëm të emigrantëve në kampin e Gjadrit

Shkruar nga Versus

Goditje tjetër për Melonin, gjykata italiane kërkon lirimin e

Itali- Gjykata e lartë ka urdhëruar qeverinë e Giorgia Melonit që të lirojë menjëherë emigrantët azilkërkues të cilët po mbahen në kampin e Gjadrit, teksa në Itali shqyrtohen kërkesat e tyre për azil.

Mediat italiane shkruajnë se kjo është një goditje tjetër e gjykatës ndaj dekretit të imigracionit. Ligji parashikon që një emigrant që ka aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare mund të mbahet në një qendër për 48 orë, edhe pa vlerësim gjyqësor dhe në pritje të një urdhri të dytë nga komisioneri i policisë.

Aktualisht në kampin e Gjadrit mbahen dhjetëra emigrantë të paligjshëm të kapur në brigjet e Italisë. Fillimisht kjo strukturë ishte parashikuar të funksiononte si një qendër pritjeje për azilkërkuesit e shpëtuar në det, me qëndrim maksimal deri në 28 ditë. Por pas ndryshimeve ligjore të miratuara nga qeveria italiane, funksioni i kësaj qendre është zgjeruar, duke e kthyer atë edhe në një qendër ndalimi për personat që presin deportimin pas refuzimit të azilit. Versus.al

Poll