AKTUALITET /

FOTOT/ Financuesit dhe trafikuesit, zbulohen 4 krerët e grupit kriminal që trafikonte drogë drejt Greqisë

Vetëm dy nga 4 krerët e grupit janë arrestuar.

Shkruar nga Versus
FOTOT/ Financuesit dhe trafikuesit, zbulohen 4 krerët e grupit kriminal
Leonard Xhemollari, Gentian Boço, Rexhildo Berberi dhe Abidin Guraj

Korçë- Policia ka arrestuar dy prej krerëve të një grupi kriminal që merrej me trafikun e kanabisit drjet Greqisë. Në pranga kanë rënë Leonard Xhemollari dhe Gentian Boço, të dy financues të veprimtarisë kriminale në territorin e fshatit Polovisht të Maliqit.

Ndërsa janë shpallur në kërkim Rexhildo Berberi dhe Abidin Guraj, të cilët mësohet se kanë patur rolin e organizimit të trafikut drejt territorit të vendit fqinj.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin këta katër persona dyshohet se drogën e kultivuar në Polovisht, e kanë magazinuar në fshatin Voskop të Korçës ku kryhej edhe procesi i tharjes dhe përpunimit.

Operacioni vijon për identifikimin dhe dokumentimin e përfshirjes së personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje kriminale. Materialet procedurale u referuan në Prokurori për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Trafikimi i narkotikëve”. Versus.al

Poll