Këto janë pamjet nga Delvina pas një nate “ferri” të kaluar mes flakëve dhe rrezikut të vazhdueshëm që u kanosej banesave dhe zjarrfikësve.
Mëngjesi tregon qartë gjurmët që ka lënë pas zjarri që deri disa ditë më parë nuk imagjinohej. Flakët kanë shkrumbuar fshatra të tërë ndërsa aktualisht ka ende vatra aktive zjarri në mal në afërsi të fshatit Kakodhiq.
Mes disa fotove shihen edhe disa prej zjarrfikësve të cilët kanë fjetur në tokë dhe stola për të pushuar pas një nate të gjatë në luftë me flakët. Versus.al







