AKTUALITET /

"Fushatë mashtrimi në whatsapp", policia paralajmëron qytetarët: Mos klikoni edhe nëse ua dërgojnë të afërmit

Kjo tentativë mashtrimi synon marrjen e të dhënave të llogarisë së qytetarëve duke siguruar akses në informacionet personale.

Shkruar nga Versus
"Fushatë mashtrimi në whatsapp", policia paralajmëron
Foto ilustruese

Një fushatë mashtrimi është duke u përhapur me shpejtësi në aplikacionin ‘Ëhatsapp’ së fundmi. Mesazhet u shkojnë qytetarëve si kërkesë për votim për çmimin e parë të një burse falas në favor të një personi të afërt të tyre i cili ka rënë pre më parë e këtij mashtrimi.

Për pasojë mesazhi përhapet tek kontaktet e tij, duke e marrë totalisht nën kontroll llogarinë e qytetarit. Nëpërmjet kësaj metode, mashtruesit kanë mundësi të shohin çdo veprim që kryen personi që ka rënë pre e mashtrimit dhe të marrin informacione për të dhëna private.

Policia e Shtetit ka reaguar për këtë mashtrim duke u bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes dhe të mos klikojnë në lidhje të dyshimta edhe kur mesazhi iu shkon nga kontakte të njohura. Gjithashtu u kërkohet të aktivizojnë verifikimin me dy hapa dhe të mos japin fjalëkalime apo të dhëna personale. Versus.al

Poll