
Tonin Vocaj është kandidatura me më së shumti pikë në garën për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Pas tij renditen Lorenc Panganika dhe Skënder Hitaj. Vocaj ka një karrierë pothuaj 35 vjeçare dhe ka mbajtur detyra të rëndësishme.
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari i ka dërguar kryeministrit Edi Rama tre emrat me më shumë pikë. Vetë Rama do të zgjedhë kandidatin fitues. Vendimi për kryepolicin e ri mund të merret brenda javës.
14 kandidatët që garojnë:
Afrim Tafa, Alfred Çepe, Arjanit Arap, Elidon Çela, Gentian Berberi, Gentjan Shehaj, Idajet Faskaj, Lorenc Panganika, Neritan Nallbati, Pëllumb Seferi,Rebani Jaupi, Saimir Boshnjaku, Skënder Hita dhe Tonin Vocaj. Versus.al

