AKTUALITET /

Genti vs Suedia/ Deportohet 21 vjeçari jetim autik shqiptar

Ministria e Shëndetësisë merr në dorë me urgjencë e prioritet rastin. Zv. ministrja Denada Seferi dhe kreu i Shërbimit Social Alfred Muharremi flasin për Versus.al

Shkruar nga Versus

Genti vs Suedia/ Deportohet 21 vjeçari jetim autik shqiptar

Genti nuk ja doli! Pak pas orës 13.00 të mesditës së sotme, këmbët e tij prekën tokë shqiptare. Autoritetet suedeze e deportuan 21 vjeçarin jetim e autik shqiptar, të cilin këtu nuk kishte kush ta priste në Shqipëri, veç autoriteteve që e morën në dorëzim. Genti, ka humbur prindërit në distancën e 10 viteve nga njëri-tjetri, motra binjake e tij punon sezonalisht jashtë atdheut për të paguar studimet dhe “bukën” e saj.

Familjarët e paktë që mund të kujdesishin për të ishin halla dhe e bija në Malmo të Suedisë. Të dyja luftuan si luanesha për të shpëtuar Gentin nga deportimi dhe për të plotësuar amanetin e babait të Gentit, mjekut të ndjerë Luan Hoxha, i cili humbi jetën disa muaj më parë nga zemra. Ka qenë halla e Gentit, Mimoza Kaloshi, e cila nëpërmjet një mesazhi na njoftoi se 21 vjeçari po vinte në atdhe.
“Sapo me njoftoi policia kufitare e Suedise qe Gentin e kane nisur sot ne Shqiperi. Jam pa fjale ???? Nuk e kam idene se cfare do beje shteti shqiptar me te ?????????????????? Te falenderoj per cdo gje” - shkruante në adresën e Versus.al halla e 21 vjeçarit autik, për të cilin nuk ka asnjë të afërm se kush të kujdeset në Shqipëri.

Genti vs Suedia/ Deportohet 21 vjeçari jetim autik shqiptar

E kontaktuar nga Versus.al, halla e 21 vjeçarit shprehu frikën e saj se mos i dhunohet nipi, i cili jo vetëm që nuk arrin që të flasë për shkak të autizmit të formës së rëndë, por edhe është i dhunshëm në momente të caktuara. Për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore, halla druan se mos jeta e nipit nuk është e sigurtë dhe nuk është e denjë. Ajo humbi një betejë sot me shtetin suedez, por
përpara ka një luftë që me gjasa do të zgjasë edhe më shumë sesa ndalimi i hyrjes 1 vjeçare që autoritetet suedeze kanë caktuar për Gentin.

Ardhja në Shqipëri
Përballë dhimbjes e dëshpërimit të një halle që nuk arriti dot as t’i jepte një përqafim nipit të deportuar, Versus.al u interesua pranë autoriteteve shqiptare në lidhje me mbërritjen dhe sistemimin e Gentit. E kontaktuar nëpërmjet telefonit, zv. ministrja e Shëndetësisë znj. Denada Seferi ka siguruar që do të bëhet më e mira e mundshme për rastin.

Znj. Seferi ka bërë të ditur se një autoambulancë me mjek e infermier do të prisnin 21 vjeçarin në Rinas, ku të shoqëruar dhe nga punonjës të policisë kufirare, fillimisht i riu i deportuar do t’i nënshtrohet një check-up dhe më pas do të mbahet këtë fundjavë në një qendër në Tiranë, derisa të vendoset se ku do të dërgohet përfundimisht. Edhe drejtori i Shërbimi Social të Tiranës Alfred Muharremi, i kontaktuar nga Versus.al sqaroi se tashmë 21 vjeçari është lënë në një dhomë më vete deri në perfundimin e ekzaminimeve mjekësore dhe se në ditët në vijim do të përcaktohet dhe qendra rezidenciale ku do të mund të dërgohet. Versus.al do të ndjek dhe në ditët në vijim këtë histori, sepse gjithkush meriton të jetojë me dinjitet, e sidomos të rinj si Genti… / Versus

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: