Sot rreth orës 13:10 gara çiklistike “Giro d’Italia” nis etapën e parë “Durrës-Tiranë”. Nisja e garës do të bëhet në Portin e Durrësit dhe përfundimi llogaritet rreth orës 17:00 në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.
Për pasojë, në disa rrugë dhe sheshe ndalohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve duke nisur nga ora 08:00 deri në orën 18:00, interval gjatë të cilit do të ketë edhe disa akse të bllokuara ku do të kalojnë garuesit.
Etapa e dytë do të nisë nesër nga Tirana, ndërsa etapa e tretë do të mbahet në Vlorë më 11 maj.
Qytetarëve do t’u duhet të përdorin rrugë alternative për të qarkulluar në mënyrë që të garantohet mbarëvajtja e garës së çiklizmit. Versus.al








