AKTUALITET /

Gjendet i vdekur i moshuari në Tepelenë, dyshimet e policisë

Shkruar nga Versus
Gjendet i vdekur i moshuari në Tepelenë, dyshimet e policisë

Një 70-vjeçar është gjetur i pajetë brenda banesës së tij në fshatin Dragot të Tepelenës.

Sipas policisë, dyshimet janë se i moshuari mund të ketë vrarë veten me armën e gjahut që është gjetur pranë tij.

"Rreth orës 17:00, në fshatin Dragot, Tepelenë, në banesën e tij, është gjetur dyshohet i vetëvrarë me armë gjahu, shtetasi A. B., rreth 70 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut me të cilën dyshohet se ky shtetas është vetëvrarë", njofton policia.

 

Poll