AKTUALITET /

Gjoba 2 mln euroshe/ Rrëmbyesit e bosit të Call Centerave, dy djemtë e pronarit të UBA Bank

Pasi e liruan që t'u sillte 500 mijë euro, biznesmeni Sula përfitoi nga rasti dhe bëri denoncim në polici.

Shkruar nga Versus
Gjoba 2 mln euroshe/ Rrëmbyesit e bosit të Call Centerave, dy
Pengmarrësit, Jurgen Neza, Kevin Neza,dhe Hysen Neza, me rreth të kuq, Florian Sula

Një pengmarrje si nëpër filma ndodhi dje në kryeqytet, ku në zonën e ish-Parkut të Autobusave u mor peng biznesmeni 32-vjeçar, Florjan Sula, i përfshirë në aktivitetin e Call Centerave.

ZËRI ka mësuar se shkak për pengmarrjen është bërë një borxh prej 30 mijë eurosh mes të rinjve dhe Sulës, të cilët më pas bashkë me Hysen Nezën e morën peng dhe i kërkuan 2 milionë euro. Pasi Sula nuk iu gjeti dot 2 milionë euro ata e liruan për ti sjellë 500 mijë euro. I riu shkoi në Polici dhe më pas u bë arrestimi i tyre.

Por kush janë të rinjtë dhe çfarë fshihet pas prishjes së pazareve. ZËRI ka mësuar se Jurgen dhe Kevin Neza janë dy djemtë e biznesmenit Gazment Neza, i njohur si pronar i Bankës së Bashkuar së Shqipërisë, (UBA BANK), dhe ortak në Eurosig Albania. Ndërkohë që Policia po i shqyrton të gjitha pistat e fshehura pas pengmarrjes./ Zëri

Poll