
Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar sot seanca për çështjen “Partizani” ku janë paraqitur parashtrimet e mbrojtjes të 5 të pandehurve. Klodiana Gjyzari, avokatja e kryedemokratit Sali Berisha tha se nuk ka bazë ligjore për akuzën e ngritur ndaj Berishës. Sipas saj, SPAK nuk ka dhënë asnjë sqarim se në cilin fragment të dosjes ka ndonjë shkelje të Berishës.
Për Gjyzarin, SPAK fillimisht e ka paracaktuar Berishën si fajtor dhe më pas është përpjekur të gjejë faktin penal që sipas saj nuk ekziston.
“Baza ligjore mbi të cilën është ngritur akuza, në vlerësimin tonë prokuroria nuk e ka kompetencëm për analizimin e kësaj baze pasi ka qenë kompetencë analize e brendshme, pjesë e sistemit juridik të brendshëm që bëhet nga kushtetuesja mbi një ankim të mundshëm. I përket planit politik që është votuar nga zgjedhësit.
Të na thuhet cili veprim konkret i zotit Berishës ka shkelje, organi i akuzës nuk ka dhënë asnjë sqarim. Mungon vepra penale. Është detyrë e prokurorisë të paraqes prova. Nuk e ka përmbushur detyrimin e saj objektive dhe subjektive për të paraqitur se cilat janë shkeljet.
Nga sa e ka ngritur akuzën prokuroria së pari ka gjetur fajtorin, më pas faktin penal. Por ndërkohë procedura ligjore parashikon që fakti të çon tek autori. Si u u ushtrua ky pushtet që kishte Berisha? Veprimet që ka kryer për tiu përgjigjur kërkesave të bektashit, ose detyrave që sipas prokurorisë Bektashi i paska caktuar Berishës”- u shpreh avokatja e ish-kryeministrit. Versus.al

