AKTUALITET /

Gjyqi për “Plumbin e Artë”, Burgjet njoftojnë arratisjen e Ndocit, avokati: Mund të jetë dhe në shtëpi

GJKKO caktoi shtyrjen e seancës për në 20 janar.

Shkruar nga Versus

Gjyqi për “Plumbin e Artë”, Burgjet njoftojnë

Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca e radhës në procesin gjyqësor për të pandehurit e dosjes “Plumbi i Artë” mes të cilëve është edhe i arratisuri Altin Ndoci.

Trupa gjykuese ka lexuar njoftimin e bërë nga Drejtoria e Burgjeve ku thuhet se Ndoci nuk mund të shoqërohet për në sallë pasi është arratisur gjatë shoqërimit në spital. Gjyqi ka vijuar pa prezencën e të pandehurit i cili është mbrojtur nga avokati Aldo Shkëmbi.

Ky i fundit ka kërkuar të merren masa për njoftimin e klientit të tij.

“I kërkojmë gjykatës ti drejtohet policisë që të marrë masa për njoftimin e klientit. Ai mund të ndodhet edhe në banesën e tij, ne këtë nuk e dimë, e përderisa burgjet njoftojnë se nuk ndodhet aty. Për shkaqe proceduriale Policia e Shtetit duhet të bëjë njoftimin e tij”- u shpreh ai.

Ndërsa prokurorja e posaçme, Doloreza Musabelliu tha sipas procedurave duhet t’i drejtohen policisë.

“Për të qenë korrekt, me fazat proceduriale ku i pandehuri i fshihet drejtësisë, duhet ti drejtohemi policisë për të qenë në dijeni se çfarë bëhet me urdhërin e arrestit që ka ndaj tij”- u shpreh Musabelliu. Versus.al

Poll