
Gjykata e Tiranës ka caktuar masë ‘detyrim paraqitje’ për 19 protestuesit e ndaluar më 24 janar gjatë protestës kombëtare të Partisë Demokratike.
Por teksa jepej vendimi para gjykatës ka patur tension mes deputetit të PD-së Klevis Balliu i cili ishte atje për të mbështetur protestuesit e arrestuar dhe uniformave blu.
Në video e publikuara shihet Balliu teksa tenton të kap për uniforme policin që ndodhej tek dera e Gjykatës.
Gjithashtu policia ka arrestuar dhe një person pasi avokatët e të ndaluarve pretendojnë se i ka provokuar.
View this post on Instagram

