
Policia e Elbasanit ka zhvilluar një operacion antidrogë gjatë mbrëmjes së kaluar duke goditur një grup kriminal që merrej me trafikun e kanabisit. Aksioni është zhvilluar në bashkëpunim me policinë e Shkodrës duke arrestuar në flagrancë tre persona.
Në automjetin e tyre u gjetën dhe sekuestruan 45 kilogramë hashash, një armë luftarake, sasi e konsiderueshme parash.
Policia ka qenë në ndjekje të automjetit që po transportonte lëndën narkotike. Në hyrje të qytetit të Elbasanit, drejtuesi i mjetit ka kuptuar se po ndiqej nga forcat e rendit dhe ka tentuar të largohej me shpejtësi, duke u futur në një rrugë të pandriçuar në një lagje periferike.
Por pas rrezimit të zonës, u bë i mundur arrestimi i tre personave që ndodheshin në mjet. Gjatë operacionit, një efektiv policie u plagos aksidentalisht si pasojë e thyerjes së një xhami, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se grupi kriminal e kishte shtrirë aktivitetin e tij në tre qarqe të vendit, ndërsa po punohet për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Versus.al

