
Ekuador- Autoritetet e shtetit amerikano-jugor kanë sekuestruar 3 tonë kokainë. Sipas tyre, ngarkesa i përkiste mafies shqiptare që ka lidhje me kartelet e drogës kolumbiane dhe meksikane si dhe me bandat vendase.
Ministria e Mbrojtjes së Ekuadorit e cilësoi sekuestrimin si një goditje të madhe për mafian shqiptare pas bastisjes së kryer në një fermë në qytetin jugperëndimor të Guqyaqil, port i madh që shpesh herë përdoret për trafikun e drogës që shkon drejt SHBA dhe Evropës.
Oficerët e policisë dhe ushtrisë zbuluan drogë në kuti me banane. Ndërsa u arrestuan 5 persona të cilët dyshohen si të lidhur me mafian shqiptare, por emrat e tyre ende nuk janë bërë publikë.
Ekuadori është përmendur shpesh si një prej shteteve të Amerikës së Jugut ku mafia shqiptare ka vendosur ‘rrënjë’ dhe kryen trafikun e lëndëve narkotike drejt vendeve të Evropës Perëndimore. Vite më parë në Guayaquil u ekzekutua me armë zjarri Ergys Dashi i cili është shaqur edhe në bisedat e zbërthyera të kriminelëve shqiptarë në “SkyEcc”. Versus.al







