Itali- Mafia “Ndragheta” ka marrë një goditje të fortë nga një operacion i zhvilluar të martën në bashkëpunim mes autoriteteve italiane, spanjolle dhe shqiptare. 28 persona me kombësi shqiptare dhe italiane janë arrestuar si të dyshuar për përfshirjen në trafikun e kokainës në Romë.
Anëtarët shqiptarë të këtij grupi kriminal dyshohet se merreshin me nxjerrjen e ngarkesave nga porte të ndryshme të Spanjës dhe Holandës për ta transportuar më pas për në Itali ku ishin përgjegjës për shitjen e drogës në Romë.
Sipas mediave italiane, hetimet tregojnë se kokaina që shitej në Itali, sigurohej në Amerikën e Jugut nga ku transportohej me kontejnerë drejt Evropës. Nga Kalabria për në Romë, transporti sigurohej nga kriminelë vendas.
Zaptimi i tregut të drogës në Romë
Mësohet se të arrestuarit mund të kenë trafikuar të paktën 1019 kg kokainë dhe 1497 kg hashash, ndërsa 4 italianë kanë rrëmbyer një trafikant droge në Romë të cilin e kanë dhunuar fizikisht për të ngjallur frikë dhe për të vendosur diktatin e organizatës “Ndragheta”. Tortuara e ushtruar ndaj tij është përhapur më pas nëpërmjet një celulari për të ngjallur frikë tek anëtarët e grupit kriminal në Romë. Versus.al







