AKTUALITET /

"Goditja në zemër, i shkaktoi vdekjen", detaje nga vrasja e 14 vjeçarit në Maliq! Autori i rënduar psikologjikisht

Shkruar nga Versus
"Goditja në zemër, i shkaktoi vdekjen", detaje nga vrasja e
Autori, Eneido Guri

Korçë- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në fshatin Pirg të Maliqit ku një 14 vjeçar vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij pas një sherri banal me motivin “përse më shikon”.

Autori Eneido Guri ndodhet në gjendje të vështirë psikologjike gjë që deri tani e ka vështirësuar marrjen e tij në pyetje. Ndaj tij rëndon akuza e vrasjes me dashje pasi e ka goditur viktimën Erald Xhejon me thikë në zemër duke e lënë të vdekur.

Marrja e tij në pyetje do të bëhet në prani të psikologut dhe të avokatit. Xhaxhai dhe babai i autorit kanë marrë thikën me të cilën është kryer krimi, e ka larë dhe më pas e ka fshehur me qëllim pengimin e hetimeve. Versus.al

Poll