
Tiranë- Dy persona kanë grabitur me armë zjarri një argjendari në zonën e Kamzës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, kur dy persona të maskuar hynë në argjendarinë e O.L dhe morën një sasi bizhuterish.
Policia po kryen veprimet hetimore për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
"Më datë 16.05.2026, rreth orës 13:00, në Kamëz, dy shtetas ende të paidentifikuar, dyshohet se njëri prej tyre me një send në dukje armë zjarri, kanë hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit O. L, dhe kanë marrë një sasi bizhuterish.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle të zonës.
Grupi hetimor, po punon për fiksimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit"- njoftohet nga policia. Versus.al

