AKTUALITET /

Grabitet ujësjellësi në Vlorë, disa lagje mbeten pa ujë

Shkruar nga Versus

Grabitet ujësjellësi në Vlorë, disa lagje mbeten pa ujë

Vlorë- Vetëm një ditë pas nisjes së furnizimit të pjesshëm për qytetin që kishte mbetur 5 ditë pa ujë, është grabitur ujësjellësi i lagjes “24 maji”.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës, ndërsa mësohet se bëhet fjalë për ujësjellësin pranë Stacionit të Trenit të Mallrave në Vlorë duke shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të qytetit si në lagjen “24 Maji”, zonën e Petroliferës,  zonën e TEC-it, Portin e Peshkimit dhe Zvërnecin.

Menjëherë pas konstatimit të rastit, grupet teknike të Ujësjellës Kanalizime të Vlorës kanë ndërhyrë për zëvendësimin e pajisjes së vjedhur dhe rikthimin e furnizimit normal me ujë.

Dy ditë më parë banorët e Vlorës dolën në protestë për mungesën e furnizimit me ujë prej 5 ditësh duke bërë që të dilnin për të mbushur bidonët në burimet natyrore. Pas mbërritjes së pjesës së tubit nga Turqia, problemi u rregullua. Versus.al

Poll