Korçë- Një konflikt brenda familjes është regjistruar në Korçë në lagjen nr.18 mbrëmjen e sotme. Informacionet paraprake bëjnë me dije se konflikti një sherr i përsëritur mes çiftit të bashkëshortëve.
Gruaja ka dhunuar fizikisht burrin dhe më pas e ka goditur me pjatë në kokë, duke e lënë të plagosur lehtë. Burri u paraqit në spital ku mori mjekim dhe më pas u largua për në banesë.
Sipas policisë, kjo është e disata herë që gruaja rreh burrin e saj dhe çifti përfundon në polici. Gruaja është shoqëruar për në komisariat, por bashkëshorti i saj nuk ka bërë denoncim për dhunën. Versus.al