AKTUALITET /

Hapen portat e hidrocentraleve të Ulzës dhe Shkopetit, përmbytje në fshatrat e Kurbinit dhe Lezhës

Nga Ulza derdhen rreth 400 metër kub ujë në sekondë, ndërsa nga Shkopeti 450 metër kub në sekondë.

Shkruar nga Versus

Hapen portat e hidrocentraleve të Ulzës dhe Shkopetit, përmbytje

Hidrocentralet e Ulzës dhe Shkopetit kanë hapur portat, duke shkaktuar një rritje të ndjeshme të prurjeve në lumenj. Nga Ulza derdhen rreth 400 metër kub ujë në sekondë, ndërsa nga Shkopeti 450 metër kub në sekondë.

Si pasojë, disa fshatra në zonat e Kurbinit dhe Lezhës janë përmbytur, ndërsa autoritetet lokale ndodhen në terren për të monitoruar situatën. Banorët u bëhet thirrje të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin zonat e rrezikuara për sigurinë e tyre.

Poll