AKTUALITET /

Helmimi i fëmijëve në kopsht, Drejtoresha e Spitalit të Gramshit: Analizat konfirmuan se ishte salmonelë

Drejtoresha e Spitalit të Gramshit, Greta Lena ka dhënë një prenoncim për mediat sa i takon lajmit të bërë publik për helmimin e 70 fëmijëve në kopshtin e qytetit.

Shkruar nga Versus

Helmimi i fëmijëve në kopsht, Drejtoresha e Spitalit të

Drejtoresha e Spitalit të Gramshit, Greta Lena ka dhënë një prenoncim për mediat sa i takon lajmit të bërë publik për helmimin e 70 fëmijëve në kopshtin e qytetit. Për mediat, mjekja Lena u shpreh se kanë mbërritur 3 fëmijë të helmuar në spital dhe se nga analizat është konfirmuar se ka patur prezencë të bakterit të salmonelës. Drejtoresha thotë se në kopësht pas njoftimit është kryer dezifektimi i plotë i ambjenteve.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet dhe nuk dihet numri i saktë i fëmijëve të helmuar nga salmonela. 

“Fillimisht në urgjencë është paraqitur një fëmijë me simptoma më të rënda me temperaturë të lartë, diarre dhe të vjella. E referuam për ekzaminime te higjiena dhe analizat konfirmuan prezencë të bakterit salmonelë.

Më pas në spital mbërritën edhe dy fëmijë të tjerë me simptoma më të lehta frekuentues të kopshtit, ku analizat laboratorike konfirmuan sërish prezencë salmonele.

U krye menjëherë dezinfektimi i ambjenteve të kopshtit dhe në vijim të paktën në spital nuk janë paraqitur më raste fëmijësh me simptoma”– thotë drejtoresha e Spitalit të Gramshit, Greta Lena.

Kujtojmë se mediat raportuan pak më parë lidhur me një rast alarmant helmimi në qytetin e Gramshit ku 70 fëmijë ishin infektuar nga salmonela.  Versus.al

Poll