
Sot Gjykata e Posaçme pritet të vendosë nëse dosja në ngarkim të kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj do të kalojë për gjykim ose jo. Mundësia tjetër është që dosja të kthehet për plotësim hetimesh.
Herën e kaluar, Veliaj u shfaq personalisht në seancë për herë të parë duke shtruar edhe disa pretendime të tij mbi procesin gjyqësor dhe mbi mënyrën sesi po zhvillohej seanca, duke nisur që nga mbajtja e tij në kafazin prej xhami siç mbahet çdo i pandehur tjetër.
Veliaj ndodhet në paraburgim që prej muajit shkurt dhe akuzohet për një sërë veprash penale si pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli. Bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, akuzohet për mosdeklarim pasurie, fshehje të të ardhurave si dhe pastrim parash. E përshirë në këtë dosje është edhe ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka, e cila akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Versus.al

