AKTUALITET /

Herën e kaluar u shty për mungesë avokatësh, sot seanca e radhës ndaj Berishës e Malltezit

Pritet që seanca të nisë në orën 12:30.

Shkruar nga Versus

Herën e kaluar u shty për mungesë avokatësh, sot seanca e

Pas disa seancave të shtyra për arsye të ndryshme që nga mungesa e avokatëve të të pandehurve deri në kërkesat për pavlefshmëri aktesh, sot mbahet seanca e radhës për Sali Berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin dhe tre të pandehurit e tjerë.

Gjatë seancës së kaluar munguan avokatët Sokol Hazizaj dhe Vasilika Hysi, të cilët janë në mbrojtje të biznesmentit Fatmir Bektashi dhe dy kompanive.

GJKKO ka rrëzuar edhe kërkesën e Berishës dhe të tjerëve për pavlefshmëri të akteve hetimore dhe provave të gjetura nga SPAK duke pretenduar se nuk është e bazuar në ligj. Dosja ka kaluar për gjykim që prej datës 19 maj të këtij viti. Ndaj Berishës rëndon akuza për korrupsion pasiv, nën dyshimin se në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij. Versus.al

Poll