AKTUALITET /

Hetim tre mujor me policë të infiltruar në Kukës, goditet grupi i trafikut të drogës, 3 të arrestuar

Shkruar nga Versus

Hetim tre mujor me policë të infiltruar në Kukës, goditet

Kukës- Pas një hetimi tre mujor prokuroria ka finalizuar operacionin ku u arrestuan 3 persona të dyshuar si trafikantë droge. Në pranga kanë rënë A.I, E.K dhe H.E.

Bëhet fjalë për hetime të kryera me metoda speciale për veprën penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”. në kuadër të këtij hetimi, policët u infiltruan si blerës të lëndës narkotike duke bërë që të dyshuarit të binin në grackë.

Gjatë kontrolleve, u sekuestruan 459 gramë kokainë. Hetimet vijojnë për dokumentimin e veprimtarisë kriminale në drejtim të identifikimit të personave të tjerë të përfshirë. Versus.al

Poll