AKTUALITET /

Hetimet për zjarrin te fusha e mbetjeve në Elbasan, arrestohet vëllai i deputetit të PS! Iu gjetën plumba në banesë

Vëllai i deputetit të PS rezulton të jetë drejtor kabineti në bashkinë e Peqinit, ndërsa në pranga ka rënë edhe një person tjetër.

Shkruar nga Versus
Hetimet për zjarrin te fusha e mbetjeve në Elbasan, arrestohet
Deputeti Saimir Hasalla

Elbasan- Dy persona janë arrestuar nga policia pas kontrolleve të ushtruara mëngjesin e sotëm në qytet përsa i takon procedimit penal të nisur për “shpërdorim detyre” lidhur me zjarrin që përfshiu landfillin e inceneratorit të Elbasanit vitin e kaluar e që u përsërit edhe këtë vit.

Në pranga ka rënë Denis Hasalla, vëllai i deputetit të PS Saimir Hasalla. Mësohet se gjatë kontrolleve për hetimet që po kryheshin për djegien e mbetjeve, Hasallës i janë gjetur dhe sekuestruar 30 fishekë luftarakë që i mbante në banesë.

Po ashtu në pranga ka rënë edhe Bledar Çullhaj, 36 vjeç të cilit iu gjet armë e ftohtë në banesë.

Prokuroria kishte nisur hetimet për zjarrin që përfshiu mbetjet e bashkive të Elbasanit në korrik të 2024-ës, ndërsa i njëjti skenar u përsërit edhe këtë vit duke bërë që për 5 ditë me radhë qytetarët të ndoteshin duke thithur tym toksik të mbetjeve që digjeshin. Në përgjigjie të shkresës për informacion nga Versus.al prokuroria e Elbasanit bëri me dije se po kryhej një hetim për shpërdorim detyre, por pa persona konkretë të hetuar. Versus.al

 

Poll