Një djalosh 17-vjeçar është goditur nga rryma elektrike pasditen e kësaj të enjteje, teksa ishte ngjitur mbi një vagon cisternë në lagjen Kisella Vodë të Shkupit.
Siç transmetojnë mediat maqedonase, policia bëri të ditur se pas ngjarjes vagoni ka marrë flakë dhe djali, i cili ishte nga Volkova, është transportuar në Qendrën Emergjente.
Nuk dihen shkaqet e aksidentit në të kaluarën ka pasur incidente të ngjashme me adoleshentët që kanë hipur në vagona, disa prej të cilave kanë përfunduar me pasoja fatale, pasi dyshohet se po filmonin videot e TikTok në vagonët e trenit, raportoi Tv Kanal5.








