AKTUALITET /

Humbi prej dy ditësh kontaktet me familjen gjendet 15 vjeçari

Adoleshenti është gjetur në zonën e Babrrusë në Tiranë ndërsa ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Shkruar nga Versus
Humbi prej dy ditësh kontaktet me familjen gjendet 15 vjeçari
I mituri i zhdukur prej 2 ditësh dhe babai i tij

Është gjetur pas dy ditësh nga policia e Shkodrës në bashkëpunim me komisariatin nr 5 në Tiranë dhe ndihmën e familjareve, 15 vjeçari Aurel Bibaj nga Postriba.

Adoleshenti është gjetur në zonën e Babrrusë në Tiranë ndërsa ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Pasditen e djeshme babai i tij, Agim Bibaj ka bërë denoncim në policinë e Shkodrës.

Ndërsa teksa foli për mediat deklaroi se djali i tij ishte larguar nga shtëpia pasi i kishte bërtitur duke e qortuar për sherret që kishte bërë me shokët e shkollës.

15 vjeçari do të merret në pyetje në praninë e psikologëve për arsyet e largimit të tij nga banesa dhe po ashtu do të trajtohet me psikologë në mënyrë që të kuptojë veprimin e gabuar nga ana e tij.

Poll