AKTUALITET /

Hyri në teqe për të ndezur qiri, shkrumbohet makina e besimtarit në Kolonjë

Zjarri u konfirmua se kishte qenë aksidental.

Shkruar nga Versus
Hyri në teqe për të ndezur qiri, shkrumbohet makina e besimtarit
Foto nga vendngjarja

Një moment i papritur është shënuar ditën e sotme në fshatin Kreshnovë të Kolonjës.

Mësohet se një automjet është shkrumbuar totalisht nga flakët në parkimin e teqese së fshatit.

Është konfirmuar se zjarri ka qenë aksidental dhe ka ndodhur në momentin kur shoferi kishte hyrë në teqe për të ndezur një qiri.

Zjarrfikësit bënë të mundur fikjen e zjarrit, ndërsa grupi hetimor dokumentoi rastin fatkeq. Versus.al

Poll