AKTUALITET /

I akuzuar për lidhje me trafikun e drogës, vetëdorëzohet në Spanjë djali i Erzen Breçanit

Sipas burimeve për media, Breçani kishte kohë që ndodhej në arrati, ndërsa autoritetet shqiptare kishin nisur më herët procedurat për lokalizimin e tij në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Shkruar nga Versus
I akuzuar për lidhje me trafikun e drogës, vetëdorëzohet
Erzan Berçani dhe djali i tij Eralbi Berçani

Është vetëdorëzuar në Spanjë Eralbi Breçani, i shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve për çështje të lidhura me trafikun e narkotikëve.

Sipas burimeve për media, Breçani kishte kohë që ndodhej në arrati, ndërsa autoritetet shqiptare kishin nisur më herët procedurat për lokalizimin e tij në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Pas vetëdorëzimit në Spanjë, pritet që ndaj tij të ndiqen procedurat ligjore për ekstradim drejt Shqipërisë, ku do të përballet me akuzat e ngritura nga SPAK./Versus.al

Poll