
Shkrimtarja Mimoza Ahmeti është një prej banoreve më të komentuara nga spektaklin “Ferma VIP 3” ku spikati për shkak të mënyrës së çiltër të shprehjes së mendimit.
Dorina Mema, shoqja e Mimozës, foli hapur lidhur me arsyen e pjesëmarrjes së shkrimtares në këtë format duke bërë me dije se vendimi lidhet me vështirësitë ekonomike që ajo ka.
Ajo nënvizoi faktin se vetë Moza e kishte pranuar gjendjen e vështirë financiare dhe se çmimi i madh prej 200 mijë eurosh do të ishte një mbështetje e madhe për të.
“Sa i përket Mozës, unë mendoj se ajo e ka marrë këtë nismë, në radhë të parë, për arsye ekonomike. Ajo është shumë e sinqertë brenda fermës dhe e ka shprehur vetë se ekonomia e saj është “poshtë”, kështu që i duhet ai suport ekonomik. Unë do të doja shumë që ajo ta fitonte sepse ka detyrime. Jeta ka detyrime dhe askush nuk të pyet se si je, njerëzit thjesht të gjykojnë. Sidomos për brezin tonë, pas moshës 40-vjeçare, përgjegjësitë fillojnë e të rëndojnë si një gur i madh. Unë kënaqem kur e shoh Mozën në fermë dhe besoj se ky suport do ta çojë në finale”, tha Dorina Mema. Versus.al

