POLITIKË /

Noka qëllon Ballën me shishe uji dhe kërcënon Ballën: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që nuk të shkon në mendje

Mësohet se deputeti i PD-së, Flamur Noka i është drejtuar Taulant Ballës, kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, duke i thënë se “do të të rrjep si kec”.

Shkruar nga Versus

Noka qëllon Ballën me shishe uji dhe kërcënon Ballën:

Seanca e kësaj të enjte në Kuvend është shoqëruar me tensione të forta dhe përplasje mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës, duke degraduar në akuza dhe përplasje verbale në sallë.

Gjatë debateve, deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka i është drejtuar kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla me fjalë kërcënuese, duke i thënë: “Do të të rrjep si kec, të bëj atë që nuk të shkon në mendje”. Sipas burimeve, gjatë përplasjes në sallë ka pasur edhe një incident fizik, ku Noka dyshohet se ka goditur me shishe uji Ballën.

Në debat është përfshirë edhe deputeti i opozitës Klevis Balliu, i cili ka kritikuar sjelljen e Ballës dhe tensionimin e vazhdueshëm të seancës, duke e akuzuar atë për provokime dhe mosrespektim të rregullores së Kuvendit.

Balliu ka kërkuar marrjen e masave disiplinore, duke theksuar se seanca fillimisht kishte nisur normalisht, por është përshkallëzuar si pasojë e debateve dhe provokimeve të ndërsjella mes palëve.

Incidenti vjen pas një sërë tensionesh të mëparshme në Kuvend, përfshirë debatet për minutën e heshtjes dhe përplasjet e vazhdueshme verbale mes deputetëve gjatë seancës./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

 

Poll