Lezhë- Policia ka arrestuar në Laç 34 vjeçarin Everest Aliu alias Everest Veseli. I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi gjykata e Apelit të Firences e ka dënuar në 2024-ën me 6 vite e 5 muaj burgim.
Aliu akuzohet si pjesëtar i një grupi kriminal që kryente vjedhje dhe thyerje banesash. Në shtator të vitit 2014, 34 vjeçari dyshohet se ka kryer 12 vjedhje në zonën e Florences.
Pas arrestimit, interpol Tirana po bashkëpunon me homologët italianë për finalizimin e ekstradimit të Aliut. Versus.al








