AKTUALITET /

I “forti” i Niklës, Durim Bami do të ekstradohet nga Dubai

Shkruar nga Versus

I “forti” i Niklës, Durim Bami do të ekstradohet nga Dubai

Durim Bami një nga kriminelët më të njohur në Shqipëri, por që ishte fshehur në Dubai do të ekstradohet. Veprimtaria e tij kriminale shtrihej në Fushë-Krujë dhe Tiranë. I “forti” i Niklës humbi gjyqin për qëndrimin e tij në Dubai, shumë shpejt pritet që Interpol Dubai së bashku me Interpol Tirana të bëjnë të mundur nxjerrjen e tij para drejtësisë shqiptare.

SPAK ka këmbëngulur për ekstradimin e Durim Bamit, prandaj do të konsiderohet si arritje nga prokurorët e këtij institucioni. Akuzat kundër Bamit janë si ajo e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen” e ish-deputetit të PS, Arben Ndoka, “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen”  të, Hektor alias Tori Xheçuka dhe Erigers Mihasit kryer kjo në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”.

Gjithashtu 46 vjeçari akuzohet nga SPAK, për “Kultivim të lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”.

Policia e Dubait e ka ndaluar Bamin kryer në datën 21 Tetor 2024. Kjo ishte hera e dytë që Durim Bami, u arrestua nga policia e Dubait, pasi ai kishte shkelur rregullat e paraqitjes në një nga rajonet e policisë së Dubait.

Për herë të parë 46 vjeçari është ndaluar në muajin qershor 2024, pas një urdhër-arresti të lëshuar nga SPAK në muajin Maj 2024.

Por vetëm pak kohë më pas u lirua nga gjykata duke përfituar një leje qëndrimi dhe garancie për tu paraqitur në komisariat sa herë ishte e nevojshme për tu verifikuar.

Durim Bami rrezikon të dënohet deri në 20 vite burgim./Versus.al

 

 

 

Poll