AKTUALITET /

I grabitën taksistit në ish-Bllok 200 mijë euro, në kërkim 4 gjeorgjianë! Hynë nga Maqedonia, motorin e blenë këtu

'Mister' mbetet sesi gjeorgjianët e kishin informacionin për shumën e parave.

Shkruar nga Versus

I grabitën taksistit në ish-Bllok 200 mijë euro, në

Tiranë- Është zbardhur ngjarja e ndodhur më datë 4 tetor në zonën e ish-Bllokut ku një taksisti iu grabitën 200 mijë euro nga persona të paidentifikuar.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 4 shtetas gjeorgjianë të cilët kishin ardhur në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut me një makinë të cilën e kishi marrë me qira atje. Ndërsa në Shqipëri kishin blerë motorin me të cilin u bë vjedhja.

Janë shpallur në kërkim 4 gjeorgjianët:

Levan Kiria, 30 vjeç

Tengiz Natchkebia, 36 vjeç

Noshrevani Kutalia, 30 vjeç

Yousuf Bozkurt, 31 vjeç

Në shpjegimet e dhëna për shumën e madhe të cilën po e transportonte, taksisti bën me dije se 200 mijë eurot i kishte marrë në një pikë të këmbimit valutor si porosi për t’i dërguar në një bankë të nivelit të dytë në zonën e ish-bllokut. Autorët, me skafandra në kokë janë afruar me motor dhe kanë thyer xhamin e dritares në anën e sediljes ku ishin lënë paratë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: